/YllkaPrizren

postheadericon Risi në Shkollat e MAC-ut

RisiShkollat tona nuk kanë të mbaruar me risi. Më 1 shtator 2014 nxënësit e klasave të para filluan mësimin në një shkollë të re – Shkolla fillore “YLLKA” .
Ishte kënaqësi e veçantë në këtë fillim të vitit të ri mësimor t`i shohësh fatosat dhe yllkat që për herë të parë hyjnë në udhën e bukur e të pafund të diturisë ;ata që sot janë shpresa ,krenaria dhe dashuria e prindërve ,gjyshërve…, por njëkohësisht e ardhmja e Kosovës
Për nder të fillimit të vitit të ri shkollor 2014-2015, shkolla jonë organizoi një ceremoni për mirëseardhje të fëmijëve, ku fëmijët u argetuan mjaft.
Nuk mungoi edhe fjalimi i drejtorit të shkollës z.Ahmet Oğuz ,i cili përzemërsisht uroi fillimin e vitit të ri arsimor, kurse fillestarëve rritje të mbarë dhe suksese në rrugën e tyre të shkollimit.

Photos

Subscribe

Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

Join 5,125 other subscribers