MOS E HUMBNI KËTË RAST!!!

Si në vitet e kaluara ashtu edhe këtë vit në institucionet tona ka filluar parapërgatitja për vitin e ri shkollor 2017-2018. Synojmë që të ofrojmë një edukim dhe arsim të cilësisë më të lartë për nxënësit tanë.

Ju njoftojmë se afati i vazhdimit (përtërirjes) të kontratës me shkollën për vitin shkollor 2017-2018 do të fillojë më 01.02.2017 dhe do të vazhdojë deri më 30.06. 2017.

Nxënësit që e përtërijnë kontratën gjatë muajit:

  • Shkurt do të kenë 15 % zbritje,
  • Mars do të kenë 10 % zbritje,
  • Prill do të kenë 5 % zbritje,
  • Maj do të kenë 3 % zbritje

për regjistrim të hershëm, me kusht që të bëhet e tërë pagesa e shkollimit. Kjo ofertë nuk mund të shfrytëzohet nga nxënësit të cilët e gëzojnë të drejtën e bursës më shumë se 30%

Pas datës 15 qershor 2017, për vendet e lira të mbetura, do të bëhet pranimi i nxënësve të rinjë, kështu që nëse pas 15 qershorit nuk mbeten vende të lira nëpër klasa, atëherë shkolla nuk mbanë kurrfarë përgjegjësie.

Për informata më të hollësishme rreth avantazheve të regjistrimit të hershëm për vitin shkollor 2017–2018 dhe për çështje të tjera mund të kontaktoni me shërbimin e financave apo me Drejtorinë e shkollës.

Urojmë që viti i ri shkollor të jetë i mbarë për të gjithë ne!