GJYKATA CAKTON MASË TË PËRKOHSHME, I NDALON KOMUNËS SË PRIZRENIT MBYLLJEN E KOPSHTIT YLLKA

Përmes këtij njoftimi ne si Pedaks Sh.p.k. dëshirojmë të i drejtohemi të gjithë qytetarëve të Kosovës e në veçanti atyre të Prizrenit duke përfshirë prindërit e fëmijëve të cilët vijojn edukimin pranë Kopshtit Yllka, për të ju njoftuar se sot nga Gjykata Themelore në Prizren kemi pranuar Aktvendimin C.nr. 1252/2018 me të cilin është caktuar masa e përkohshme e sigurisë duke i ndaluar Komunës së Prizrenit ndërrmarrjen e çfardo veprimi për të mbyllur Kopshtin Yllka i cili është nën menaxhimin e Pedaks Sh.p.k.

Duke qenë se me datë 20.08.2018, zyrtarët Komunal në mënyrë kundërligjore dhe me këmbëngulje kërkonin mbylljen e kopshtit Yllka pa procedurë ligjore, ne i jemi drejtuar Gjykatës Themelore në Prizren duke kërkuar mbrojtje ligjore dhe si rezultat kemi marrë vendimin në fjalë i cili ia ndalon Komunës së Prizrenit ndërmarrjen e ndonjë veprimi për mbylljen e Kopshtit Yllka. Duke qenë se me datë 20.08.2018 kemi qenë shumë të shqetësuar nga tendenca e zyrtarëve Komunal të Komunës së Prizrenit për mbylljen e kundërligjshme të kopshtit Yllka duke u referuar në një vendim të Kryetarit të kësaj komune dhe në mungesë të një vendimi Gjyqësor dhe duke parë se këtë shqetësim së bashku me ne e kanë ndarë shumë prindër tonë dhe qytetar të Prizrenit, përmes këtij njoftimi dëshirojmë të ju sigurojmë se e drejta ka rezultuar në anën tonë dhe se Gjykata Themelore në Prizren ka ofruar mbrojtjen ligjore të nevojshme.

Duke dashur të falenderojmë të gjitha institucionet relevante në vend për gadishmërinë e tyre në mbrojtjen e  të drejtës dhe ofrimin e një ambienti të sigurt ligjor, theksojmë se ashtu siç kemi besuar në vazhdimësi në drejtësinë Kosovare ne do të vazhdojmë të ushtrojmë veprimtarinë tonë në përputhje të plotë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë si dhe duke përmbushur obligimet që kemi marrë sipas Kontratës për koncensionin.

Po ashtu dëshirojmë të falenderojmë edhe prindërit për mbështetjen e tyre të pakursyer dhe besimin që na kanë falur edhe gjatë këtij procesi.

Për fund dëshirojmë të theksojmë se ne do të vazhdojmë ushtrimin e veprimtarisë tonë pranë Kopshtit Yllka me intestitet të lartë në bazë të kërkesave të shumta nga prindërit për regjistrimin e fëmijëve të tyre pranë Kopshtit Yllka dhe se nuk do të ketë asnjë ndërprerje apo ngadalësim në ushtrimin e veprimtarisë tonë.

 

Me respekt
DREJTORIA