Rreth Nesh

Historia

Kopshti “YLLKA” ka qenë një kopsht publik për fëmjë i cili ishtë hapur në vitin 1977 me kapacitet për 240 fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në 6 vjeç. Mirëpo qe nga viti 2011 e deri më sot punon si kopsht privat në kuadër të institucionit “Pedaks” SHPK.

Organizimi

Instirucioni edukativo-arsimor punon me plane dhe programe të Ministrisë së Arsimit të Kosovës duke shfrytëzuar çdo mundësi që fëmiju të edukohet në një nivel më të lartë dhe të socializohet më shumë dhe ta forcojë praninë e vet në shoqëri.
Kopshti “YLLKA” është një institucion edukativo-arsimor ku pranohen fëmijët e grup moshës 1 vjeç deri më 6 vjeç dhe ndahen nëpër grupe të veçanta sipas moshës.
Në grupin e fëmijëve prej 1 deri në 3 vjeç kujdesen motrat medicinale me përvojë shumëvjeçare.
Ndërsa për fëmijë prej 3 vjeç deri në 6 vjeç i edukojnë dhe arsimojnë edukatoret e kualifikuara gjithashtu me përvojë shumëvjeçare.

Plani mësimor

  1. Zhvillimi gjuhësor
  2. Kuptime matematikore
  3. Edukim figurativ
  4. Njohja e vetes dhe e botës
  5. Edukimi muzikor
  6. Gjuhë angleze
  7. Edukim fizik dhe shëndeti

Stafi

  1. Drejtori
  2. Zv.drejtori
  3. Sekretari
  4. Edukatoret
  5. Motrat medicinale
  6. Kuzhinjeri
  7. Ndihm.kuzhinjeri
  8. Tek.mirëmbajtjes
  9. Fokisti shtëpijaku

Përshkrimi i objektit

Objekti i institucionit edukativo arsimor parashkollor përbëhet prej :

  • 3 dhoma për fëmijë të moshës prej 6 muaj deri në 3 vjet
  • 7 dhoma mësimi
  • 1 sallë e madhe për aktivitete të lira të fëmijëve
  • 2 tërpezari për ngrënjen e bukës
  • 1 dhomë e kompjuterëve
  • 1 dhomë e muzikës
  • 1 ordinancë mjeksore
  • 6+3 nyje sanitare për fëmijë
  • 4 nyje sanitare për punëtorë
  • 2 dhoma e nxemjes dhe kaldajes
  • 1 lavatore
  • 1 garazh
  • 1 depo
  • 2 kend lojrave

Parimet

Edukimi parashkollor i institucionalizuar është hallka e parë e sistemit arsimor dhe realizohet në institucionet parashkollore. Veprimtaria edukative nuk ndahet prerazi në grup–mosha por realizohet në vazhdimësi graduale e të natyrshme nga grup-mosha në grup-moshë. Në qendër të veprimtarisë edukative të institucionit parashkollor është fëmija me individualitetin.
Fushat e aktiviteteve për çdo grup-moshë janë të ndërlidhura dhe synojnë realizimin e qëllimeve të përbashkëta të edukimit parashkollor. Fëmija parashkollor mëson, aftësohet e shkathtësohet përmes jetës bashkëvepruese në institucionin parashkollor me globalizimin e botës dhe me zhvillimin e teknologjisë edhe në institucionin tonë për të i edukuar dhe arsimuar fëmijët përdorim smart board (tabela e mençur) dhe kompjuterat.
Fëmijët këtu mësojnë edhe gjuhën angleze prej edukatores përkatse. Me smart board (tabela e mençur) e cila është e lidhur me kompjuter dhe sinevizion ku fëmijët mund të shkruajnë, vizatojnë, ngjyrosin me një laps të veçantë ose duke prekur. Të shikojnë fotografit, filmat si dhe të luajnë me lojra të cilat ndikojnë në zhvillimin e mentalitetit të fëmijut.