Filozofia

Studimet më të përparuara psikologjike e pedagogjike vërtetojnë se gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin e personalitetit të njeriut.
Edukimi i fëmijëve të grup moshës deri në tri vjeç dhe i grup moshës deri në gjasht vjeç konsiston në zhvillimin e aspektit shëndetësor e fizik,emocional-ndjenjor, mendor e social të tij.
Filozofia e edukimit parashkollor afirmon idenë “Me Fëmijën në Qendër” e cila bazohet në disa parime më themelore ku fëmijët përfitojnë njohuri,zotërojnë shkathtësi dhe shprehi të ndryshme
loja aktive është veprimtaria më qenësore e fëmijëve të moshës parashkollore. Loja duhet të u mundësoj fëmijëve të i zhvillojnë aftësitë motorike e njohësore, pastaj duke bashkëvepruar me moshatarët të i kultivojnë shprehitë shoqërore dhe aftësitë sociale dhe duke i zotëruar sfidat individuale e shoqërore të zhvillohen edhe në aspektin mendor, emocional dhe moral.
Filozofia e edukimit parashkollor afirmon domosdoshmërinë e bashkëveprimit reciprok e të ngushtë të përbërësve brenda faktorëve edukativë dhe ndërmjet faktorëve të ndryshëm por gjithnjë duke respektuar specifikat e edukates familjare.