/YllkaPrizren

postheadericon Parimet

Edukimi parashkollor i institucionalizuar është hallka e parë e sistemit arsimor dhe realizohet në institucionet parashkollore. Veprimtaria edukative nuk ndahet prerazi në grup –mosha por realizohet në vazhdimësi graduale e të natyrshme nga grup-mosha në grup-moshë. Në qendër të veprimtarisë edukative të institucionit parashkollor është fëmija me individualitetin.
Fushat e aktiviteteve për çdo grup-moshë janë të ndërlidhura dhe synojnë realizimin e qëllimeve të përbashkëta të edukimit parashkollor. Fëmija parashkollor mëson, aftësohet e shkathtësohet përmes jetës bashkëvepruese në institucionin parashkollorme globalizimin e botës dhe me zhvillimin e teknologjisë edhe në institucionin tonë për të i edukuar dhe arsimuar fëmijët përdorim smart board (tabela e mençur) dhe kompjuterat.
Çdo grup prej moshës 3-6 vjet nga një orë në javë në përcjelljen e edukatores luajnë dhe mësojnë me kompjuter. Fëmijët këtu mësojnë edhe gjuhën angleze prej edukatores përkatse. Me smart board (tabela e mençur) e cila është e lidhur me kompjuter dhe sinevizion ku fëmijët mund të shkruajnë, vizatojnë, ngjyrosin me një laps të veçantë ose duke prekur. Të shikojnë fotografit, filmat si dhe të luajnë me lojra të cilat ndikojnë në zhvillimin e mentalitetit të fëmijut.

Subscribe

Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

Join 5,119 other subscribers