Gjuhe angleze

Ne synojmë t’i bëjmë fëmijët tanë ta duan gjuhën angleze dhe të përmirësojmë aftësitë e tyre në lexim, shkrim, dëgjim dhe të folur duke përdorur metodat e duhura të mësimdhënies. Mësimi në gjuhën angleze jepet nga grupmosha 3-4 vjeç.

Në mënyrë që mësimi të jetë i përhershëm, sigurohet një mjedis i pasur arsimor duke përdorur materiale origjinale, objekte reale dhe programe ndërvepruese. Me metodat e thjeshta dhe praktike që aplikojmë, fëmijëve tanë u jepet aftësia të shprehen në anglisht, të kuptojnë tekstet që lexojnë dhe fjalitë që dëgjojnë.

Synimi ynë mbështetet duke përdorur metoda dhe mjete të tilla si aplikacione të ndryshme ndërvepruese, lojëra gjuhësore edukative, video zhvilluesish, flash-cards, luajtje me role dhe animacion, tregim. Faza e të mësuarit mbështetet vizualisht nga aktivitetet që bëjmë me të vegjlit tanë në kopsht. Me këngët e kënduara në anglisht dhe materialet e përgatitura, të vegjlit tanë do ta kuptojnë më lehtë këtë gjuhë.