/YllkaPrizren

postheadericon Përparësitë e Regjistrimit të Hershëm

Të nderuar prind,

Që çdo  fillimviti shkollor të jetë  i mbarë kërkon përgatitje të mëhershme. Institucionet tona kanë filluar me oferta të reja, të cilat besojmë se juve do t’jua lehtësojnë kryerjen e obligimeve ndaj shkollës, ndërsa neve do të na ndihmojnë për një përgatitje sa më të mirë dhe më të hershëm për vitin e ri shkollor 2015 -2016.

Regjistrimi i nxënësve të rinj këtë vit do të fillojë nga muaji Shkurt dhe do të vazhdojë gjatë muajit Mars dhe Prill e tutje.Regjistrimi gjatë këtyre muajve i nxënësve të rinj të cilët fillimisht do t’i nënshtrohen një provimi (sipas niveleve)do t’u ofrojë atyre edhe lehtësim sa i përket pagesës së shkollimit.Kështu që për regjistrimet në muajin Shkurt do të ketë  15% ulje, për muajin Mars 10% dhe për muajin Prill 5% ulje në pagesën e shkollimit.

Afati i  vazhdimit (përtërirjes) të kontratës me shkollën për vitin shkollor 2015-2016 do të fillojë në muajin Prill  dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor 2015.

Nxënësit të cilët  e vazhdojnë  kontratën në muajin Prill do të kenë 5% ulje, ndërsa në muajin Maj do të kenë 3 % ulje të pagesës për shkollim.

Pagesa mund të bëhet edhe me kredi  përmes bankave BKT dhe TEB, deri me 12 këste dhe me 0% interes.

Nëse e paguani shkollimin e gjithë vitit përnjëherë kesh por gjatë muajve të cilët janë me ulje do të keni edhe një ulje tjetër shtesë  prej 3%

Gjatë periudhës së regjistrimit, këto dy banka do ta kenë  punonjësin e tyre në shkollat tona. Aplikimin për kredi mund ta bëni në bankën që e preferoni. Për përgjigjen e aplikimit tuaj mund  të informoheni brenda 48 orëve.

Për informata më të hollësishme rreth pagesës së  vitit shkollor 2015 – 2016 mund të kontaktoni me shërbimin e financave apo me Drejtorinë e shkollës.

Urojmë që viti i ri shkollor të jetë i mbarë për të gjithë!
erken kayit 1

erken kayit 2

Subscribe

Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

Join 5,125 other subscribers